Përfaqësuesi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi thotë se zgjedhjet në Serbi do të mbahen kur ta vendosë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC Ness, mustafi u shpreh se shteti serb është në dorën e Vuçiç.
Sipas Mustafi, shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të organizohen dhe të bashkohen.
“E para, me zgjedhjet e fundit në Hungari, BE ka treguar që autokratët, Orban dhe Vuçiç do t’u vijë fundi. Në Serbi është instaluar një parti shtet, ku kontrollin e komplet shtetit dhe institucionet e shtetit janë në dorën e presidentit Aleksandër Vuçiç. Në kuadër të zhvillimit në Beograd, ka një zhvillim interesant sa i përket organizimit të studentëve për ta përmbysur sistemin në këtë drejtim. Ne presim që zgjedhjet të mbahen kur ta vendosë presidenti i Serbisë. Ai vendos edhe kur do të jenë zgjedhjet. Paralajmërimet e tij kanë qenë që është e mundshme këtë vit, që do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës është në interes që të organizohen dhe të bashkohen, për t’u përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në tetor do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të shqiptarëve atje, dhe shpresoj që këto zhvillime do të jenë me interes për shqiptarët që të fuqizohen, të mbështeten, bashkohen në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave të diskriminimit”, theksoi ai./abcnews.al


