Presidenti amerikan, Donald Trump lëshoi një kërcënim të ri ndaj Iranit të hënën në mëngjes, duke thënë se SHBA-të do të fundosin çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Trump pretendoi se ndërsa marina e Iranit është “shfarosur plotësisht”, SHBA-të nuk i kanë fundosur “anijet iraniane të sulmit të shpejtë”, duke paralajmëruar se nëse ato i afrohen bllokadës, Marina Amerikane do të përdorë të njëjtat taktika të përdorura kundër anijeve të dyshuara të drogës.
“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eleminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjesh që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anijet në det. Është i shpejtë dhe brutal”, tha ai në një postim në Truth Social.

Ushtria amerikane fillon këtë të hënë një bllokadë të të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane të hënën, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës./abcnews.al


