Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Marina Amerikane do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, çdo iranian që sulmon do të shkatërrohet

schedule15:15 - 12 Prill, 2026

schedule 15:15 - 12 Prill, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në Gjirin Persik, vetëm disa orë pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad.

Në një reagim publik në platformën Truth Social, Trump deklaroi se ka udhëzuar Marinën amerikane të nisë një operacion për bllokimin e çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

“Kam udhëzuar forcat tona detare të kërkojnë dhe të ndalojnë hyrjen e çdo anijeje në ujërat ndërkombëtare që ka paguar detyrime Iranit,” shkroi ai, duke sinjalizuar një qasje të ashpër ndaj aktivitetit ekonomik të Teheranit në rajon.



Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se SHBA-të do të “fillojnë shkatërrimin” e minave detare që, sipas tij, janë vendosur nga Irani në ngushticë.

Në një gjuhë edhe më të ashpër, Trump paralajmëroi pasoja të rënda për çdo veprim armiqësor nga ana e Iranit: “Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe strategjike për transportin e energjisë dhe një vatër e ndjeshme për përplasje të mundshme ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!