Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Barça i thotë “Hola” titullit/ Katalanasit shkëputen 9 pikë nga rivali i përjetshëm Real

schedule14:23 - 12 Prill, 2026

schedule 14:23 - 12 Prill, 2026

Ishte një festë, edhe pse vinte pas një fatkeqësie. Barcelona është aq ekip i madh, dhe me aq përvojë në historinë e saj, saqë të lerë pas një humbje të hidhur siç ishte ajo në Champions, dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit. Katalanasit fituan një sfidë e cila nuk ishte aspak e lehtë, pasi ishte një derbi, ndonëse u luajt në “Kamp Nou”.

Suksesi 4-1 nuk la asnjë dyshim tek tifozët dhe ishte I merituar. Ferran Torres ishte heroi kryesor me dy gola. Espanjoli shkurtoi shifrat në pjesën e dytë kur realizoi Lozano, dhe rrezikoi të barazonte, por vetëm kaq.

Lamin Jamal i dha siguri të vetëve për fitoren në 87’ dhe Rashford mbylli llogaritë dy minuta më pas.



“Poker për Ligën, – shkruan “El Mundo Deportivo”, – Madridi më -9! Barça bëri të vetin një derbi vendimtar për të marrë një epërsi të madhe 7 javë para fundit!”

“Liga është në xhep, – është thirrja e të përditshmes “Sport”, – Barça fiton derbin dhe bën një hap gjigand për të siguruar titullin!”

Ekipi “blaugrana” ka 79 pikë ndaj 70 të Realit, ndërsa duhen edhe 7 javë deri në mbyllje të La Ligës.

Tashmë, vëmendja është qind për qind e përqëndruar tek finalja mbi finalet, tek dueli I dytë çerekfinal I Championsit në fushën e Atletikos së Madridit, ndërsa ndeshja e parë u humbi 0-2 në shtëpi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!