Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nikël, pranga autorit të vrasjes/ Arrestohet 33-vjeçari Eduard Afmataj. U arratis pas vrasjes së fqinjit

schedule16:26 - 11 Prill, 2026

schedule 16:26 - 11 Prill, 2026

Ka marrë fund arratia e Eduard Afmataj, autorit të dyshuar të vrasjes së Artur Cangut, ngjarje që u regjistrua pasditen e së premtes në fshatin Vrion, në Nikël të Fushë Krujës.

Policia ra në gjurmët e autorit pas gati 24 orësh kërkime në disa zona të Fushë Krujës, ku dyshohej se fshihej Afmataj. 33 vjeccari u lokalizua dhe u vendos në pranga në vendin e quajtur Bruz-Mal, ndërsa brenda 72 orëve do të dalë përpara gjykatës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë.

Konfliktet mes autorit dhe viktimës nisën disa kohë më parë për pronësinë e një sipërfaqje toke, teksa përplasjet mes tyre kulmuan të premten e 10 prillit, me pasojë vdekjen e Artur Cangut.



48 vjeccari u qëllua me armë zjarri nga fqinji i tij Eduart Afmataj, i cili pasi kreu krimin u arratis duke iu shmangur arrestimit. Trupi i viktimës u gjet i përmbysur dhe me shenja plumbash.

Autori pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për të kuptuar si nisi konflikti mes tij dhe viktimës dhe nëse qëllimi me armë ka qenë i planifikuar prej tij apo një veprim momental.

Në pyetje do të merren edhe familjarët e palëve për zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.  / abcnews.al /

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!