Ulen karburantet në vend .Tashmë një litër naftë do të tregtohet në pikat me pakicë me 209 lekë për litër nga 217 që ishte më herët. Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi të ulë me 8 lekë çmimin ë naftës
Po ashtu edhe çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë u ul dhe do të shitet jo më shumë se 175 lekë/litri nga 175 që ishte.
Këto çmime të caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes në bursat ndërkombëtare.
Vendimet e marra nga bordi i transparencës janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve.
Me këtë nivel çmimi nuk zbatohet ulja e akcizës me 20% por do të zbatohet e plotë.
Vendimi i bordit të Transparencës vjen pas qetësimit të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare pasi investitorët presin përfundimin e luftës pas negociatave


