Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.
Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të posaçëm të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Adams kishte vizituar më herët Shqipërinë, në tetor të vitit 2025, ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut, ai ka shprehur në disa raste vlerësim dhe afërsi me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.


