Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina lehtëson ligjin për mbrojtjen e akullnajave, hap rrugën për aktiviteteve minerare!

schedule18:49 - 9 Prill, 2026

schedule 18:49 - 9 Prill, 2026

Kongresi i Argjentinës ka miratuar një amendament të diskutueshëm në ligjin për akullnajat, duke e bërë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve minerare në zonat akullnajore.

Reforma, e mbështetur nga presidenti Javier Milei, zhvendos përgjegjësinë për përcaktimin e zonave të mbrojtura nga institucionet kombëtare te qeveritë provinciale.

Ndryshimi ligjor përfaqëson një kthesë të madhe nga ligji i vitit 2010, i cili ndalonte plotësisht minierat në këto zona për t’i mbrojtur ato si rezerva strategjike ujore.



Tashmë, autoritetet provinciale mund të vendosin nëse një zonë konsiderohet e rëndësishme për furnizimin me ujë, duke hapur mundësi për shfrytëzim minerar.

Reforma ka shkaktuar reagime të forta dhe protesta publike. Kundërshtarët argumentojnë se dobësimi i mbrojtjes së akullnajave rrezikon burimet jetike të ujit.

Sipas të dhënave zyrtare, Argjentina ka 16,968 akullnaja që furnizojnë me ujë 36 pellgje lumenjsh në 12 provinca, ku jetojnë rreth shtatë milionë njerëz.

Uji nga shkrirja e akullnajave është veçanërisht i rëndësishëm për rajonet gjysmë të thata, ku thatësirat po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!