Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump, testi i fundit për NATO/ Mediat: Presidenti i SHBA kërkon të dërgojë luftanije për të hapur Hormuzin

schedule18:19 - 9 Prill, 2026

schedule 18:19 - 9 Prill, 2026

Presidenti Amerikan Donald Trump kërkon që Aleatët Perëndimor të NATO-s të veprojnë brenda këtyre ditëve për të dërguar anije luftarake të cilat duhet të ndihmojnë në rihapjen e ngushticës së Hormuzit, duke e vendosur Europën në një tjetër përballje me Washingtonin.

Lajmi është raportuar nga mediat kryesore ndërkombëtare përfshirë Axios dhe The Telegraph ndërsa kreu I Shtëpisë së Bardhë bëri sërish një postim në Truth Social duke shprehur zhgënjimin e tij me Aleancën Veri Atlantike duke shkruar se e gjitha Bota pa që NATO I ktheu Shpinën Shteteve të Bashkuara në Luftën kundër Iranit. Trump shkroi se askush si kupton dot Shtetet e Bashkuara, nëse Washingtoni nuk ushtron presion mbi ta përfshirë edhe vetë NATO-n.

Kërkesa e përsëritur e Shteteve të Bashkuara erdhi pasi Donald Trump mbajti mbrëmjen e të mërkurës një takim me dyer të mbyllura me Mark Rutte, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një burim diplomatik pranë Aleancës Veri Atlantike thonë se Mark Rutte ka informuar kryeqytetet perëndimore për këtë kërkesë të Trump.



Donald Trump i cili ka quajtur NATO-n një tigër prej letre disa herë përgjatë javëve të fundit ka kërkuar një sërë herësh që vendet perëndimore të angazhohen në operacione ushtarake për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Vende të ndryshme perëndimore përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë kanë refuzuar kategorikisht një ndërhyrje ushtarake me arsyetimin se dicka e tillë do të sillte përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ngushtica  e Hormuzit u mbyll sërish të mërkurën nga ana e Iranit vetëm disa ore pas arritjes se një marrëveshje armëpushimi mes Washingtonit dhe Teheranit. Irani argumenton se ky armëpushim duhet që të ndal edhe sulmet Izraelite mbi Liban ndonëse diçka e tille nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme për tregtinë globale pasi në këtë ngushticë kalon një e 5-ta e furnizimeve botërore me karburant.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!