Ndihej në ajër që kjo mund të ndodhte.
Jo më kot përpara ndeshjes komenti ynë ishte që Atletiko përfaqësonte “macen e zezë” të Barcelonës në Champions, dhe për të tretën herë u vërtetua.
Madrilenët bardhekuq fituan 2-0 brenda në “Kamp Nou” duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, e padyshim janë favoritë për kualifikim.
Karton I kuq për mbrojtësin vendas, Kubarsi, pastaj gol nga goditja e dënimit nga Hulian Alvarez për të mbyllur kështu pjesën e parë.
Barça e trajnerit Hansi Flik e ndjeu goditjen.
Atletiko mezi mundet me 11 në fushë, jo më në inferioritet numerik, dhe fati i “blaugranëve” të paktën këtë herë ishte I vendosur.
Sulmuesi norvegjez, Sorlot, shtoi golin e dytë për miqtë.
Gjithsesi, mediat katalanase patën akuza për arbitrin, pasi lojtari mik Pubij e preku topin me dorë ndërsa aksioni kishte filluar, por nuk u dha penallti.
Klubi katalanas do të bëjë ankesë në UEFA.
“Të dënuar, – titullon “El Mundo Deportivo”, me foton e arbitrit duke përjashtuar Kubarsin, – Barça e dhjetuar nga arbitri u rrëzua e duhet të kërkojë mrekullinë! Penallti e padhënë që zemëroi trajnerin Flik e tifozët!”
E përditshmja tjetër katalanase “Sport” ka më shumë besim: Po, mundemi! Kjo ishte thirrja nga “Kamp Nou”! Tifozët vlerësuan luftën e ekipit!”
“Atletiko sulmon si ndonjë bishë pylli, – është komplimenti nga “Marka” e Madridit, – Hulian dhe Sorlot afrojnë bardhekuqtë me gjysmëfinalet!”
“Art i pastër, – është komenti i të përditshmes madrilene, “AS”, – Goli nga encja kurorëzoi një paraqitje të fortë të Atletikos në “Kamp Nou” në çerekfinalet e Championsit”!
Natyrisht, gara mbetet e hapur, por skuadra e trajnerit Diego Pablo Simeone është shumë më pranë kualifikimit./abcnews.al


