Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Drejtuesi i një automjeti pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.


