Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armëpushimi nuk ul çmimet e naftës në Kosovë/ Shoqata e naftëtarëve: Presim stabilizim gradual

schedule17:22 - 8 Prill, 2026

schedule 17:22 - 8 Prill, 2026

Në bursat ndërkombëtare nafta po tregtohet nën 100 dollarë për fuçi, por ky zhvillim nuk është reflektuar në Kosovë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pas armëpushimit dyjavor SHBA-Iran.

Ata thonë së ndryshe nga çfarë pritej, sot çmimi është më i lartë se një ditë më parë, me 1 cent.



Kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se po presin stabilitetin e tregut të derivateve, duke shtuar se çmimet mund të fillojnë të bien gradualisht.

Sipas tij, rihapja e Ngushticës së Hormuzit ka sjellë qetësi në tregjet e naftës.

Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit.

Megjithatë sipas tij, vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë.

Bazuar në vendimin e Ministrisë së tregtisë për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për këtë mes jave, nafta nuk mund të tregtohet më shumë se 1.89 euro, ndërsa benzina jo më shumë se 1.46 euro.

Çmimet e naftës në Kosovë kanë pësuar rritjen e tyre me të madhe ndonjëherë, duke kapërcyer edhe situatën e krijuar nga tregjet ndërkombëtare shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!