Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja e ARRSH/ GJKKO: Gjykim i shkurtuar për Ervis Berberin dhe të pandehurit e tjerë

schedule17:05 - 8 Prill, 2026

schedule 17:05 - 8 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë, që për një nga procedimet penale që kanë të bëjnë me dosjen e ARRSH-së të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Kërkesa nga Berberi dhe 20 të pandehurit e tjerë ishte bërë në seancën e parë në themel, teksa i vetmi që kërkoi ndarjen dhe që u miratua për gjykim të zakonshëm ishte biznesmeni Valter Begaj dhe shoqëritë Net Group e Dam shpk.

Megjithëse SPAK kishte kërkuar që për Evis Berberin, Erjon Lamin e Brunilda Bulin  lami, kërkesa të mos pranohej, togat e zeza vendosën ta miratojnë. 21 të pandehurit për dosjen e ‘ARRSH” akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.

Të pandehur janë: ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, si edhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!