Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal në testin “Champions”/ “Topçinjtë” janë favoritë, por Sporting nuk është i lehtë

schedule13:40 - 7 Prill, 2026

schedule 13:40 - 7 Prill, 2026

Kanë qenë të mrekullueshëm, por jo kohët e fundit.

Arsenali pësoi dy distafa të rënda radhazi pikërisht atëherë kur nuk duhej dhe u kuptua se po e ndjente presionin.

Skuadra londineze fillimisht u mund në finalen e Kupës së Ligës me shifrat 2-0 nga Mançester Siti në “Uembli”, e më pas u eliminua edhe nga Kupa e Anglisë, duke u mundur herët në shtëpi nga Sauthemptoni 2-1.



Sa mund të ndikojë kjo tronditje për kryesuesin e kampionatit anglez, që sonte në orën 21:00 luan sfidën e parë çerekfinale në Champions ndaj Sportingut?

Të paktën trajneri Mikel Arteta do të ketë mesfushorin e rëndësishëm Deklan Rajs që mungoi së fundmi.

Po ashtu, Gabriel do të luajë siç thotë tekniku spanjoll, ashtu si edhe ish-sulmuesi I Sportingut, Gjëkeresh.

Megjithatë, mungesa ka.

Londinezët shkojnë në Portugali me mungesa të rëndësishme si Bukajo Saka dhe Timber, po ashtu Eke dhe Merino.

Bilanci ndaj Sportingut është pozitiv, por jo aq shumë, me vetëm një fitore e 3 barazime, por pa humbje.

Sportingu I trajnerit Rui Borges është në situatë më të mirë dhe më I qetë.

Të dëmtuar janë Kuenda, Gijerme, Koçorashvili apo Mangas, por skuadra është e plotë, por ekipi I Lisbonës është më I qetë dhe synon surprizën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!