Dy skiatorë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një ortek në Norvegji.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit morën pjesë ekipe emergjence, vullnetarë dhe një helikopter, të cilët arritën të lokalizonin personat e zhdukur. Gjendja e dy të plagosurve nuk është bërë ende e ditur.
Autoritetet lokale kishin paralajmëruar më herët gjatë ditës për rritje të rrezikut të ortekëve në zonë.
/abcnews.al/


