Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lavrov bisedë telefonike me Araghchi: SHBA të heqë dorë nga gjuha e ultimatumeve

schedule21:27 - 5 Prill, 2026

schedule 21:27 - 5 Prill, 2026

Ministria e Jashtme e Rusisë ka zbardhur detaje nga biseda telefonike mes kryediplomatit rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij iranian, Abbas Araghchi.

Në qendër të diskutimit ishte nevoja urgjente për depërshkallëzimin e situatës dhe roli i fuqive të mëdha në këtë proces.

Lavrov u shpreh se Rusia shpreson që përpjekjet për ndalimin e luftës do të rezultojnë të suksesshme. Megjithatë, ai hodhi topin në fushën e SHBA-ve, duke theksuar se Uashingtoni duhet të ndryshojë qasje.



Rusia dhe Irani ndajnë shqetësimin se hapat e fundit në arenën ndërkombëtare po dëmtojnë diplomacinë.

Ata bënë thirrje për përpjekje për të shmangur veprimet, përfshirë ato në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilat mund të minojnë shanset e mbetura për të avancuar përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur krizën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!