Astrofizikanti Enkelejd Caca tha për ‘Faqja 4’ se anijet hapësinore, në distanca të mëdha, janë në rrezik të vazhdueshëm nga meteoritët dhe mikrometeoritët, duke kujtuar edhe rastin e Apollo 13.
Ai theksoi se udhëtimet hapësinore janë teste komplekse të sistemeve, ku kapsulat me ekuipazh duhet të ruajnë kushte normale biologjike gjatë fluturimeve të shpejta “fly-by”.
“Në atë distancë që ndodhen janë në mëshirë të meteoritëve dhe mikrometeoritëve. Në rastin e Apollo 13, këto mikrometeoritë goditën anijen dhe nuk u ul dot në Hënë. Apollo pati 9 misione, miliarda njerëz kanë parë lëshimin e raketave.
Kemi nxitime me veprimin e forcave për ndryshimin e orbitave, i gjithë udhëtimi është një testim i të gjithë sistemeve. Tani kapsula është me ngarkesë të plotë, brenda saj ndodhen 4 persona që duhet të mbahen biologjikisht në kushte normale. Është një fluturim fly-by shumë i shpejtë.” / abcnews.al /


