Në Vigjilje të Pashkës, besimtarët katolikë në mbarë vendin iu drejtuan kishave për të bekuar shportën e ushqimeve të festës. Bekimi i ushqimeve është një ritual shumë i rëndësishëm në prag të së dielës së Pashkës.
Teksa marrin bekimet e ushqimeve, besimtarët shpjegojnë në ritin, ndërsa urojnë për më shumë dashuri e mbarësi njëri tjetrin.
Kreu i kishës katolike, Imzot Arjan Dodaj nga Katedralja Shën Pali në Tiranë, uroi besimtarët për më shumë paqe, harmoni me njëri-tjetrin, dhe shpresë.
Ndërsa një mesazh e pati edhe për më shumë paqe në botë, në këtë kohë luftërash.
Sipas traditës, të krishterët e presin në shtunën në mesnatë në kishë ngjalljen e Krishtit, ndërsa të dielën festojnë së bashku në tryezat familjare.
/abcnews.al/


