Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku nga krizat globale, Themeli: Bllokada e Hormuzit mund të godasë edhe ekonominë shqiptare, nëse lufta vazhdon…

schedule20:15 - 3 Prill, 2026

schedule 20:15 - 3 Prill, 2026

Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, ka paralajmëruar për rreziqe të reja që mund të ndikojnë drejtpërdrejt ekonominë shqiptare, nëse përshkallëzohet situata ndërkombëtare. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ai theksoi se një bllokadë e mundshme e Kanalit të Hormuzit do të sillte pasoja globale, me efekte që do të ndiheshin edhe në Shqipëri, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit.

Megjithatë, Themeli vuri në dukje se ekonomia shqiptare ka shfaqur performancë pozitive gjatë vitit 2025, duke regjistruar një rritje prej 3.8%, e cila ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun e punës dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ai nënvizoi gjithashtu stabilitetin e sistemit bankar dhe nivelin e ulët të deficitit buxhetor, duke e konsideruar këtë një tregues të politikave fiskale të kujdesshme. Por, sipas tij, zhvillimet e muajit mars kanë ndryshuar pritshmëritë, duke shtuar pasiguritë për të ardhmen ekonomike, e cila tashmë varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i krizave globale.

“Nëse vazhdon bllokada e Kanalit të Hormuzit do të sjellë një goditje globale që prek edhe Shqipërinë. Konstatohet trendi i rritjes së ekonomisë vazhdoi në vitin 2025, që shkoi deri në 3.8%. Po ashtu duhet theksuar fakti që kjo rritje ekonomike ka pasur pasoja pozitive edhe në tregun e punës. Frytet e rritjes ekonomike, janë transferuar edhe tek buxheti i shqiptareve. Kemi pasur një nivel të ulët të deviçiti buxhetor. Kjo është e rëndësishme për të konstatuar faktin që politikat fiskale kanë qenë në rënie.



Sistemi financiar bankar ka qenë i qetë. Bilaci i bankave shfaqet likuide. Në bazë të analizave që ne konstatojmë ka një nivel të lartë të përballueshmërisë së goditjeve, nga ana e bizneset. Këto trendë ishin parashikuar që të shkonin deri në vitin 2026, por muaji mars përmbysi gjithçka. Ekonomia shqiptare do të varet shumë nga intensiteti dhe zgjatja e çmimeve të larta të ekonomisë. Nëse konflikti mbyllet shpejt, gjurmët nuk do të jenë shumë të dukshme, por nëse do të vazhdojë, kostot do të jenë të larta.

Ekonomia shqiptare është shumë më mirë nga sa hymë në fazën e pandemisë. Kanalet në të cilat do të transmetohet çmimi i naftës janë të shumta dhe komplekse. Nafta në koston e konsumit familjar zë mbi 3%, do i shtojë inflacioni 0.5-0.6%”, tha Themeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!