Një grua është plagosur me armë zjarri në Kamëz. Elona Lala u dërgua për mjekim në spital.
Paraprakisht dyshohet se xhaxhai i saj 73-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë.
Për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe 30-vjeçaren, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e ka plagosur burri i saj, teksa pastronte armën.
30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë./abcnews.al


