Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkojnë barazi dhe zbatim të ligjit të gjuhëve/ Studentët shqiptarë në Shkup paralajmërojnë protestë

schedule11:22 - 3 Prill, 2026

schedule 11:22 - 3 Prill, 2026

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestë më 6 prill.

Ata janë të pakënaqur me qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë, që nuk u ofron atyre mundësinë të japin provimin e Jurisprudencës edhe në Gjuhën Shqipe krahas asaj maqedonase.

Ata kërkojnë barazi dhe zbatim të Ligjit të Gjuhëve, kërkesë të cilën Ministria e Drejtësisë e refuzon.



Protesta nis të hënën në orën 12:30 nga qendra e Shkupit, me destinacion final ministrinë e Drejtësisë.

Studentët shprehen se Gjuha shqipe nuk mund të mbahet peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve pa dallime politike t’i përkrahin studentët.

Ata e kanë një apel edhe për partitë politike që të mos e politizojnë kauzën e studentëve, por ti ofrojnë atyre zgjidhje reale.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është kthyer në një çështje publike muajt e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë kryer edhe studimet.

Ministria e Drejtësisë me në krye Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse ka deklaruar se studentëve duhet t’u mundësohet provimi edhe në shqip, nuk ka marrë masa konkrete për këtë çështje.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, ndërsa baza kushtetuese dhe burimi i se drejtës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është Marrëveshja e Ohrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!