Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane/ Ministri Lamallari: Plan masash për infrastrukturën kritike!

schedule10:30 - 3 Prill, 2026

schedule 10:30 - 3 Prill, 2026

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një konferencë për shtyp u pyet lidhur me paralajmërimin e ambasadës amerikane për rrezikun nga sulmet amerikane. Lamallari ritheksoi se është një njoftim rutinë i ambasadës, megjithatë theksoi se Policia ka marrë masa të shtuara.

“Lidhur me situatën e sigurisë në vend, Shqipëria ka prej disa kohësh që ka marrë masa nga të gjithë agjencitë ligjzbatues e në bashkëpunim edhe me partnerë ndërkombëtarë. Jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut, por edhe një plan masash për infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia e shtetit është me masa të shtuara në këto vendndodhje që konsideron me rëndësi, masat janë marrë shumë kohë më parë duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme.

Sa për informacionin e përcjellë nga ambasada, është konfirmuar se është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të botës dhe nga ana tjetër ata vlerësojnë edhe bashkëpunimin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për masat e shtuara që i kanë marrë prej kohësh, dhe jo vetëm ditën e djeshme për t’ju përgjigjur kërcënimeve të ndryshme që zhvillohen edhe në forma hibride”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!