Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News u ndal edhe te ngjarja e Shkodrës, për të cilën theksoi se mbart njëkohësisht dinamika penale dhe politike, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e një hetimi të plotë dhe mënyrën se si ajo vijon të përdoret në diskursin politik edhe pas dekadash.
“Koha bën të vetën. Përjetimin e kemi pasur të gjithë të fortë. Jemi në 40 pas greve, ku siç pritej PD fitoi të gjitha qytetet. PD përdori grevën e urisë së Valijasit, për të rrëzuar Nanon. Është një periudhë ku shqiptarët nuk janë përballur me trukim zgjedhjesh. Unë mendoj që ngjarja e Shkodrës ka një dinamikë penale dhe ka një dinamikë politike.
Ku në një kontekst PD kishte fituar zonat urbane dhe ishte e paduruar për të marrë pushtetin. Pra jemi në një vit ndryshimesh të mëdha, jemi edhe në një vit ndryshimesh të mëdha. Ajo që më bën mua përshtypje është se si kjo qeveri e re, nuk preferoi një hetim shterues për ngjarjes, por sot edhe pas 35 vitesh ajo nuk vazhdon të përkujtohet, por të përdoret. Vazhdon të përkeqësohet nga palët”, tha Minxhozi.


