Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritje e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta”/ Rama: Kujdestarëve do u paguhen sigurimet nga shteti

schedule09:14 - 2 Prill, 2026

schedule 09:14 - 2 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar dje në Tiranë me të reja dhe të rinj studentë, ku u diskutua mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimi Evropian, u ndal tek pyetja e një të riu me aftësi të kufizuara i cili ngriti shqetësimin për nevojën e rritjes së mbështetjes në universitete, përfshirë kuota për pedagogë të specializuar dhe zhvillimin e sporteve për këtë kategori.

Rama theksoi se qeveria ka bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të veçanta, duke përfshirë hartimin e planeve mësimore të përshtatura dhe rritjen e mbështetjes financiare.

“Kemi ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe kemi bërë shumë progres sa i takon rritjes së mësuesve të ndihmës dhe shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta”, tha Rama.



Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, përmes një vendimi të ri të qeverisë, sipas të cilit të gjithë kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të përkujdesjes së vazhdueshme, do të përfitojnë sigurime shoqërore të paguara nga shteti. “Kjo masë synon t’u garantojë atyre një pension të sigurt në të ardhmen, duke njohur vitet e përkujdesjes si vite të siguruara”, tha Rama.

Një tjetër vendim i rëndësishëm, sipas Ramës, është dyfishimi i mbështetjes financiare për prindërit e fëmijëve me autizëm.

Duke e lidhur këtë qasje me procesin e integrimit evropian, Rama theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe përkujdesja ndaj kategorive në nevojë janë vlera thelbësore të Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se anëtarësimi në BE nuk është vetëm një objektiv politik, por një aspiratë për të ndërtuar një shoqëri me institucione të forta dhe standarde të larta sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!