Kurti refuzoi t’i shkonte në zyrë, por Thaçi nuk tërhiqet

schedule14:51 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 14:51 - 27 Dhjetor, 2019

Presidenti Hashim Thaçi reagoi ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili nuk i shkoi sot në zyrë pavarësisht ftesës.

Kurti nuk shkoi tek Thaçi me argumentin se ftesa kishte shkuar vonë dhe se kishte agjendë tjetër, por Presidenti nuk tërhiqet.

Përmes një postimi në Tëitter Thaçi thotë se e rinovon ftesën për Kurtin pasi sipas Presidentit, as qytetarët e Kosovës dhe as aleatët ndërkombëtare presin formimin sa më parë të qeverisë, raporton abcneës.al.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!