Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bankers, “shuhen” arrestimet/ GJKKO ndryshon masat “arrest në shtëpi” për 4 drejtuesit e kompanisë

schedule15:24 - 1 Prill, 2026

schedule 15:24 - 1 Prill, 2026

Gjykata e Posacme ka vendosur te zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në Shtëpi për 4 prej të pandehurëve të dosjes Bankers. Konkretisht për administratorin e Bankers Leonidha Cobon, për CEO-n Hong Ping Xiao, per ish drejtorin financiar Ardit Kero dhe për Lianyi Ëang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për tu paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u kërkua nga vetë dy prokurorët e posacem Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen tatale te masës. Në këtë dosje janë disa te pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta 4 persona rendojnë akuzat “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.



Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit e cila hetoi fillimisht ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi 532 miliardë lekë naftë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!