Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Janë kallëzuar funksionarë të qeverisë Berisha”, Balla: Dosja “CEZ” ti kalojë SPAK-ut

schedule13:55 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 13:55 - 27 Dhjetor, 2019

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për shpallje të mos-kompetencës për gjykimin e dosjes “CEZ”, ndërsa ka kërkuar që kjo çështje t’i kalohet për gjykim SPAK.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pranishëm në Gjykatën Penale ka insistuar që kjo çështje, e cila ka prodhuar akuza të forta politike t’i kaloj tani për hetim Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. “Janë kallëzuar funksionarë të qeverisë Berisha. Nue Kalaj s’është marrë në pyetje nga prokuroria. Nuk mund të gjykohet më nga gjykata e Tiranës.

Të gjykohet nga një gjykatë më e besuar nga publiku. Çështja duhet të gjykohet nga SPAK. Janë dërguar letërporosi në Kosovë, Kalaj s’është gjetur . Autoritetet e Kosovës nuk marrin masa për ekstradim”-tha Balla./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!