Ditët në vijim do të jenë ditët vendimtare në luftën e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Kjo ishte deklarata që dha Sekretari Amerikan I Luftës Pete Hegseth në përdimtësimin më të fundit ushtarak mbi atë se çfarë po ndodh me Luftën në Lindjen e Mesme. Kreu I Departamentit Amerikan të Luftës u shpreh se Shtetet e Bashkuara duan që dominimi I të gjithës kësaj të jetë negociatat mbi vijimin e luftës ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e një pushtimi tokësor.
“Bisedimet jane reale, ato jane ne vazhdim , janë aktive dhe mendoj se po fitojnë force. Sic e thashë, do të preferonim shumë më shumë që tv arrinim marrëveshje. Nëse Irani do të heq dorë nga materialet bërthamore dhe ambiciet që ka shkëlqyeshëm, ky është qëllimi. Nuk duam të bëjmë ushtarakisht më shumë sesa duhet. Nuk e di pse ka një mosbesim se ushtarët tone nuk kane mundesine te zbatojne urdherat e Presidentit Trump per nje pushtim tokesor. Kundershtari yne mendon se ka 15 menyre te ndryshme sesi mund te sulmojme me trupa ne terren. Pra nese ne do te na duhej do ta perdorim kete Opsion per ta zbatuar urdherin e Presidentit. Ose ndoshta nuk do te kemi pse ti perdorim fare.”
Hegseth u perball me pytejen se cila do te jete qasja e ardhshme e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj NATO-s pas kundershtise se Aleateve perendimor per tiu bashkuar operacioneve ushtarake Amerikane kunder Iranit. Hegseth deklaroi se ky do te jete nje vendim qe do te merret nga Trump ndersa leshoi mesazhin e forte se smund te flitet per aleance kur nuk ka vende qe mbeshtesin Shtetet e Bashkuara .
“Sa I perket NATO-s, ky eshte nje vendim qe do ti lihet presidentit, por do te them vetem kaq, shume gjera jane zbuluar. Shume gjera I jane treguar botes se cfare do te ishin te gatshem te benin aleatet tane per Shtetet e Bashkuara te Amerikes kur ne nderrmarrim nje perpjekje te kesaj shkalle ne emer te botes se lire. Raketat qe ka Irani nuk synojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ata synojne aleatet e tijere dhe megjithate kur iu kerkojme ndihme ose thjesht haperisen ajrore marrim pengesa apo hezitime. Presidenti po thekson se nuk ka aleance nese nuk ke vende qe nuk jane te gatshme te te mbeshtesin kur ke nevoje per to.”
Kryetari I Shtabit te Ushtrise Amerikane I cili ishte pjese e konferences se bashku me Hegseth deklaroi se ne 30 dite lufte Shtetet e Bashkuara kishin shkaterruar me shume se 11 mije objektiva brenda Iranit, ku mes tyre ishin eleminuar edhe 150 anije te Marines se Gardes Revolucionare Islamike te Iranit. / abcnews.al /


