Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga zgjedhorja, te kushtetuta? Debat në komision për propozimin e referendumit

schedule18:21 - 31 Mars, 2026

schedule 18:21 - 31 Mars, 2026

Biem dakord për mos rënë dakord. PS dhe PD nuk janë kundër referendumit, por si?

Pasi lanë pas dakordësinë për financimet politike, në tryezën e reformën zgjedhore nisi debati për nismën e Ramës për të ndryshuar numrin e deputetëve të parlamentit.

PD në parim nuk është kundër referendumit, por do dhe ajo pjesën e saj. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Oerd Bylykbashi kërkoi që ligji për referendumin të kalojë më parë nga komisioni për reformën zgjedhore. Ndryshe nuk quhet.



“Për çdo ndryshim me rregullat zgjedhore, duhet konsensus. E papranueshme nxitimi për referendumin. Diskutimi për referendum duhet bërë këtu në komision, jo me draftin që keni nxjerrë.”

Por Komisioni për Reformën Zgjedhore, nuk ka tagër për ndryshime kushtetuese, dhe madje nuk i del as koha t’i bëjë ato, sepse mbyllet pas 4 muajsh.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit, Damian Gjiknuri i propozoi të krijohet një tjetër komision i posaçëm për ndryshimet kushtetuese. Ku bashkë me referendumin për uljen e numrit të deputetëve, të përfshihet edhe dëshira e opozitës, sistemi zgjedhor.

“Nëse do të kete deshire nga ana juaj, ne kemi hedhur një dëshirë, për ndryshim të numrit të deputetëve, që tani po e them që këto çështje t’i përmbledhim edhe në një komision tjetër të reformës kushtetuese bashkë me sistemin.  Nuk është objekt i këtij komisioni, por do e diskutojmë dhe me ju. Por sistemi zgjedhor do kalojë me ndryshimet e tjera kushtetuese, dhe unë për këtë e jap konsensusin.”

Pavarësisht debateve në publik, Rama dhe Berisha janë të qartë. Njëri do 101 deputetë, tjetri nuk është kundër, por kërkon edhe senat, që vetë të bëhet deputet i përjetshëm.

Kështu jo vetëm do të mbanin fronet, njëri në mazhorancë i palëkundur nga opozita, dhe tjetri në opozitë i palëkundur nga opozitat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!