Tifozët turq kanë mbërritur në Prishtinë. Ata janë pritur në shesh nga qindra tifozë të kombëtares, veshur me veshje kombëtare dhe tupana…
Sheshi kryesor është mbushur me flamuj të Kosovës që valviten si shenjë krenarie dhe besimi për një rezultat pozitiv.
Mbështetja për përfaqësuesen e Kosovës po vjen edhe nga Shqipëria.
Qindra tifozë nga Tirana e qytetet e tjera të Shqipërisë u nisën drejt Prishtinës për të ndjekur dhe për të mbështetur Kosovën në finale e madhe me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me brohoritje dhe urime të përzemërta për përfaqësuesen e Kosovës, tifozët përcollën atmosferën emocionuese nga Morina.
Për kombëtaren turke gjithësesi nuk ka patur qetësi. Mbremjen e kanë kaluar nën zhurmën e fishekzjarreve jashtë hotelit ku ishin vendosur.
Për shqiptarët e Kosovës, kjo nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një shfaqje për tu dëgjuar në arenën ndërkombëtare, si një vend që po rritet nën dëshirën e fortë për të bërë historinë.


