Çmimet e naftës në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga dhjetori i vitit 2022, ndërsa benzina ka arritur gjithashtu nivelin më të lartë në 28 muaj.
Çmimet mesatare të benzinës tani janë 152 peni për litër, ndërsa nafta 181.2 peni.
Shefi i politikave të RAC, Simon Williams, i thotë BBC-së se tani kushton 10.55 paund më shumë për të mbushur një makinë tipike familjare me benzinë sesa në fillim të konfliktit në Iran. Për makinat me naftë, pronarët po paguajnë 21.35 paund më shumë.
Lufta në Iran dhe situata në Ngushticën e Hormuzit kanë rritur ndjeshëm kostot globale të karburantit – me disa vende që kanë ndërmarrë masa për të ulur përdorimin e tij . Sri Lanka ka futur në përdorim racionimin e karburantit, ndërsa dy shtete australiane e kanë bërë transportin publik falas për të inkurajuar njerëzit të mos ngasin makinën.


