Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja e “bën sefte” në Spanjë/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për duelin me Ukrainën në Valencia

schedule23:10 - 28 Mars, 2026

schedule 23:10 - 28 Mars, 2026

Ajo që ndodhi në Varshavë nuk do të harrohet lehtë.

Pritshmëria ishte e madhe për fitore ndaj Polonisë dhe vazhdim drejt ëndrrës së Kupës së Botës, por gjithsesi jeta duhet të vazhdojë.

Trajneri Silvinjo, që nuk dihet nëse do të vazhdojë në timonin e kombëtares pas korrikut, e ka të qartë këtë dhe vazhdoi me ritualin e punës për rivalin e radhës.



Ndaj Ukrainës do të jetë një miqësore në 31 mars, në Valencia të Spanjës, dhe pikërisht aty, në kompleksin sportiv “Parador El Saler” realizoi seancën e parë stërvitore.

Në dispozicion të brazilianit janë 24 futbollistë pasi Ajeti u largua I dëmtuar në shpatull, dhe Ramadani kërkoi leje për të qenë pranë së shoqes që pret të lindë fëmijë.

Kuqezinjtë u përqendruan në ushtrimet fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike.

Siç njoftohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, gjendja e lojtarëve është plotësisht e mirë.

Ndërkaq, Federata njofton se kanë dalë në shitje biletat për këtë ndeshje në stadiumin “Estadi Siudad de Valensia”, ndonëse nuk pritet që interesimi të jetë tepër I madh.

Gjithsesi, pjesa e dhënë për ekipin mik, si gjithmonë 5 për qind e totalit, duhet të blihet.

Duke qenë se stadiumi ka një kapacitet paksa mbi 26 000 vende, tifozët shqiptarë kanë në dispozicion pak mbi 1300 bileta.

Miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet në 31 mars, në orën 20:45, dhe Silvinjo pritet të bëjë mjaft ndryshime në formacion e mund të shohim Muçin e Mehmetin titullarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!