U kujtua menjëherë ajo që ndodhi në 2006.
Ishte Kupa e Botës në Gjermani, ndeshja e grupit Kroaci-Australi, dhe arbitri anglez, Graham Poll, u bë I famshëm për keq, pasi la në fushë lojtarin kroat, Josip Simunic, edhe pse I dha dy të verdha.
Në sekondat shtesë, Poll I dha atij edhe të verdhën e tretë dhe pastaj e përjashtoi me të kuq.
Kjo skenë u përsërit thuajse njësoj në miqësoren mes Anglisë dhe Uruguajit të luajtur në “Uembli”, në përgatitje për Kupën e Botës në verë.
Ai që gaboi rëndë këtë herë ishte arbitri gjerman, Sven Jablonski, dhe kjo ndodhi në 10 minutat e fundit.
Gjyqtari në fushën e stadiumit “Uembli” I dha të verdhin e parë lojtarit të Uruguajit, dhe të Mançester Junajtidit, Manuel Ugarte.
Më pas, I dha edhe të verdhën e dytë, por jo edhe të kuqin.
Në ndryshim nga Graham Poll 20 vjet më parë, Jablonski nuk pati fatin ta ndëshkonte Ugarten për herë të tretë, sepse trajneri uruguajan Marselo Bielsa u tregua më I shpejtë duke e zëvendësuar.
Mediat angleze shkruajtën menjëherë se u rikthye momenti “Graham Poll”, ndonëse kritikat për “shpikësit e futbollit” ishin të ashpra.
Sfida në “Uembli” përfundoi 1-1, me gola të shënuar gjithashtu në fund, fillimisht nga Ben Uajt për vendasit në 81’ dhe pastaj nga ylli I Realit, Federiko Valverde, me penallti për amerikanolatinët.
Trajneri I Anglisë, Tomas Tuhel, bëri shumë eksperimente, ndërsa “tre luanët” nuk bindën.


