Përkujtohet në Vlorë 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos.
Familjarë të viktimave, qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror kujtuan një prej tragjedive më të rënda, atë të Otrantos.
81 karrige u lanë bosh si një simbol për ata që humbën jetën dhe buqeta me lule u hodhën në det.
Kjo tragjedi, thonë familjarët e viktimave, është krijuar me dashje dhe se vendimi i Gjykatës Italiane ka qenë i padrejtë.
Kryetarja e bashkisë Vlorë e cilësoi këtë si një moment reflektimi, ndërsa Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha se ajo çfarë mund të bëhet sot është të garantohet që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga anija italiane Sibila në kanalin e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave në vendin tonë.
Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ 81 shqiptare u mbytën në det, në përpjekje për t’u larguar drejt Italisë
schedule12:14 - 28 Mars, 2026
schedule 12:14 - 28 Mars, 2026
