Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të vendit.
Në zonat malore të Elbasanit janë rikthyer reshjet e dëborës. Borë ka edhe në njësitë Gjinar dhe Funar të Elbasan.
Reshjet e dëborës arrijnë deri në 20 centimetra në njësinë Stëblevë të Librazhdit.
Rrugët janë të kalueshme dhe deri më tani nuk raportohet për probleme./abcnews.al


