Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. Ë., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.
I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


