Në qendër të Fierit, një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbi një ndërtesë, duke habitur kalimtarë dhe drejtues automjetesh.
Flamuri me shqiponjën dykrenore mbulon pothuajse të gjithë fasadën.
Ky gjest i atdhedashësve fierakë vjen në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Poloni, si mbështetje për skuadrën kombëtare, duke krijuar një atmosferë festive në qytet. Flamuri nuk është thjesht një dekor, por shprehje e unitetit dhe krenarisë që ndiejnë qytetarët në prag të ndeshjes me Poloninë.


