Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasuritë e paluajtshme udhëheqin investimet/ Të huajt blenë mbi gjysmë miliardë euro prona në 2025

schedule14:03 - 26 Mars, 2026

schedule 14:03 - 26 Mars, 2026

Ekonomia shqiptare ka thithur më shumë investime gjatë vitit të kaluar.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja direkte u rritën për të pestin vit radhazi ndërsa shënuan vlerën  1.64 miliardë euro ne vitin 2025, duke u rritur me 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Pasuritë e paluajtshme duuket se mbeten një ndër sektorët kryesor  ku janë të përqëndruara investimet e huaja të ndjekura nga sektori financiar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 37%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, në sektorin e energjetikës dhe hidrokarbureve si dhe në komunikacion



Po ashtu edhe remitancat kanë pësuar rritje  gjatë vitit të kaluar .Shqiptarët që jetojnë e punojnë  në emigrim kanë sjellë më shumë të ardhura pranë familjeve të tyre.Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat për vitin e kaluar  të cilat tregojnë se remitancat arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të pagesave.

Nëse bjëmë një krahasim të parave të sjlla nga emigrantët në vitin 2024 rezultojnë se janë rritur me 73.69 milionë euro, ose 7.1%.

Kjo do të thotë se Shqipëria jo vetëm ka rikuperuar nivelet e para krizës, por i ka kaluar ato, duke e çuar këtë burim të ardhurash në një rekord të ri historik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!