Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia kundër “makthit”/ Të Kaltrit luajnë sonte “finalen” e parë për në Kupën e Botës

schedule12:44 - 26 Mars, 2026

schedule 12:44 - 26 Mars, 2026

Mjafton të hedhësh kokën prapa për të kuptuar se për çfarë ekipi bëhet fjalë.

Italia është katër herë kampione e botës, një nga emrat më të mëdhenj në futboll për të gjitha kohët, por pikërisht ky gjigand rrezikon sot të mbetet për herë të tretë radhazi jashtë finaleve të Botërorit.

Pasi brezat e dikurshëm triumfuan në 1934, 1938, 1982 e 2006, me aq shumë emra sa nuk mundesh t’i përmendësh të gjithë, skuadra e sotme, duket sikur nuk ngjan fare me këtë histori.



Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Xhenaro do të luajë në orën 20:45 ndaj Irlandës së Veriut në stadiumin e Atalantës në Bergamo, dhe objektivi është vetëm një, të arrijë finalen e play off-it.

Në rast dështimi, do të ishte një kataklizëm më e rëndë sesa ajo në Botërorin 2018 në Rusi ndaj Suedisë, apo në Botërorin e Katarit në 2022 kur u mundën nga Maqedonia e Veriut.

Trajneri Xhenaro Gatuzo deklaroi para ndeshjes se ka besim tek suksesi, por edhe se përgjegjësia është tepër e madhe.

“Më duket sikur mbaj gjithë atdheun mbi super”, ishin fjalët e tij.

Gatuzos I mungon kapiteni I Napolit, Di Lorenco, ndërs Bastoni e Mançini janë me probleme fizike e në dyshim, ashtu si edhe Tonali.

Gjithsesi, Kalafiori e kaloi dëmtimin.

“Na bëni të ëndërrojmë, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – plej ofi, Italia ka në lojë Botërorin. Një brez I tërë nuk I ka parë të Kaltrit në Kupën e Botës!”

“Bëjeni për ne, – titullon edhe “Il Korriere delo Sport”, – Forca të Kaltrit! Trajneri Xhenaro Gatuzo: Kam trajnerin mbi shpatulla!”

Në rast fitoreje ndaj irlandezëve të veriut, italianët do të ndesheshin në finalen e plej ofit të Botërorit ndaj Uellsit ose Bosnjë-Hercegovinës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!