Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosta Trebicka dëshmitar okular i Gërdecit, dinte gjithçka”/ Beqiri: Berisha ka porositur vrasjen e tij në hotel

schedule09:08 - 26 Mars, 2026

schedule 09:08 - 26 Mars, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta në “Ora e Fundit” në ABC News, ku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për përfshirje në çështje të rënda kriminale dhe korruptive. Sipas tij, persona që kanë pasur dijeni dhe prova komprometuese ndaj Berishës janë eliminuar ndër vite.

Beqiri u ndal veçanërisht te rasti i Trebicka, për të cilin pretendon se ishte dëshmitar kyç në aferat e armëve dhe se vdekja e tij nuk ka qenë aksidentale. Ai ngriti gjithashtu akuza për presione dhe përfshirje të Shkëlzen Berisha, duke e lidhur çështjen me zhvillime të mëparshme që, sipas tij, kërkojnë hetim të plotë institucional.

“Në këtë vend dhe ky kryekrimineli më i madh i kohërave të Shqipërisë Sali Berisha, ky faktikisht të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë okularët, që kanë pasur në duar prova dhe fakte të pakontestueshme dhe që çojnë atë drejt burgut të përjetshëm, ose drejt rrëzimit nga pushteti, apo zbulimit të Berishës si një agjent serb, ai realisht i ka eliminuar gjithë këta njerëz. Në këtë kuadër jo vetëm politikisht, por edhe për afera korruptive që ka bërë.



Në këtë kuadër Kostra Trebicka dinte jashtëzakonisht shumë dhe ishte dëshmitar okular, dëshmitari madje që u thirr në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe dëshmoi për korrupsionin që Sali Berisha dhe familja e tij, e posaçërisht e udhëhequr nga Shkëlzen Berisha po bënte me armë dhe armët e Shqipërisë po shkonin në duart e Hamasit dhe po përdoreshin kundër Izraelit. Kosta Trebicka ishte i destinuar për ta vrarë.

Shqiptarët e dinë shumë mirë, e kanë parë me sytë e tyre, që pak ditë para se të shkonte për gjueti gjoja, ai ka pasur një debat goxha të ashpër tek Instituti i Arteve në makinën e tij, ka pasur debat me Shkëlzen Berishën dhe Shkëlzen Berisha i ka bërë presion të hapur atij dhe kur ka dalë nga makina, i ka përplasur derën. Ka njerëz që e dëshmojnë këtë gjë të tillë. Kosta Trebicka e njihte shumë mirë Voskopojën shumë mirë dhe për gjueti ai kishte shkuar me qindra herë dhe organizmin e vrasjes së tij e ka bërë Sali Berisha me të birin e vet”, tha Beqiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!