Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në ’97, Berisha kërcënoi SHBA me destabilizim të gjithë Ballkanin”/ Paro Laçi: Saliu na tha, ‘hapni zjarr ndaj Mariza Linos’

schedule23:41 - 25 Mars, 2026

schedule 23:41 - 25 Mars, 2026

Ish-Presidenti i klubit Partizani Paro Laçi, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, theksoi se kreu i PD Sali Berisha në 1997 ka kërcënuar SHBA me destabilizim të gjithë Ballkanin.

Gjithashtu ai deklaroi se Sali Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë njerëz, duke sjellë në vëmendje rastin e Mariza Lino, për të cilën tha se Berisha dha urdhër për vrasjen e saj.

‘Berisha kur ishte në pushte shumë njerëz e dinë që jepte urdhër për të vrarë njerëz Siç e dinë që Berisha ka dashur të sulmonte me akte terroriste. Edhe ish efektivë të Gardës ka pasur që nuk i janë bindur urdhrave. Berisha dha urdhër për vrasjen e Mariza Lino. SHBA solli marinsat amerikanë për të mbrojtur ambasadoren. Ai dërgoi njerëz nga Garda, për të pyetur; A u vra ambasadorja amerikane. Unë Berishën e kam denoncuar në SPAK, por ka shumë njerëz që i dinë këto gjëra dhe që i besojnë. Në tarracën e Presidencës ka qenë një shkodran, Berisha ka dhënë urdhër edhe mua personalisht dhe njerëzve të tjerë, sikur Amerika i prishi punë, dhe thoshte se do na mbajë Europa. Ka dhënë urdhër me gojën e vet siç ka dhënë urdhër…Janë disa gjëra që Berisha nuk mund t’i shmanget, të dalë Berisha dhe t’i kundërshtojë këto që unë them sot. Të thoën Sali Berisha që nuk dha urdhër të rrihen ato nëna… Kosta Trebicka është vrarë me urdhrin e Sali Berishës dhe kënaqësinë e Shkëlzenit. Dy kushërinj të mi me mbiemër Laçi janë plagosur aty…edhe pse janë dëmtuar aty nuk i japin paratë akoma. Por Sali Berisha është kriminel…Ali Mena më ka thënë që edhe transportin dhe predhave me urdhër të Shkëlzenit e sillnim ne. Agron Kuliçi është një polic që e ka hëngër plumbi nga mbrapa. Agron Kulici ka vrarë për familjen Berisha…Më është thënë mua në fytyrë…”, tha ai, duke shtuar: ” Herën e parë që është djegur ‘Koha Jonë’, është shkruar një shkrim që këto të PD kishin sinjale, dhe në shkrim ishte “50 milionë lekë të vjetra në fushatën mbyllëse”. Albert Brojka me dokumentin e PD tha nuk është firma ime. Ato lek janë marrë. Që te i ndjeri Zef Deda, ja kam shpërndarë unë paratë. Dhe “Koha Jonë” sërish të nesërmen e dha që ishin dorëzuar 50 milionë lekë të vjetra dhe kjo e egërsoi më shumë Berishën. Sepse u tregua se Berisha me PD po vidhte lekët e popullit. Pa maska i kemi rrahur të gjitha gazetarët aty. Faqosja ka qenë gati, dhe ka dalë. Ne për dru i kemi thyer në mes…”.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!