Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kishte prapavijë përtej kufirit shqiptar”/ Avokati: Për Irena Gjokën nuk ekziston dosje në arkivën greke

schedule20:15 - 25 Mars, 2026

schedule 20:15 - 25 Mars, 2026

SPAK ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke konkluduar se ajo nuk është dënuar penalisht në Greqi.

Sipas SPAK, verifikimet e kryera mbi dëshmitë e penalitetit dhe përgjigjet zyrtare nga autoritetet greke nuk nxjerrin asnjë të dhënë për një dënim penal ndaj Gjokës.

Për këtë arsye, institucioni kërkon mbylljen e hetimit të nisur në qershor të vitit 2025, duke rrëzuar akuzat dhe denoncimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha.



Avokati Edmond Petraj i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se për Irena Gjokën nuk ka ekzistuar asnjë dosje në arkivën greke.

“Këta që bëjnë kallëzime janë qytetarë aq model sa çdo ditë bëjnë nga një kallëzim të ri që t’ja nxijnë jetën tjetrin dhe vetë i besojnë ato gënjeshtra që paraqesin. Po ta kapësh në themel pjesa e zonjës Gjoka ishte me tentakula në prapavijë që kalonte tej kufirit shqiptar. Më pas u vunë mediat greke që i thanë Prokurorisë shqiptarë që e keni vendimin në Janinë. Por autoritetet greke për zonjën Gjoka nuk ka dosje. Është vendim i fabrikuar dhe i prodhuar me Inteligjencë Artificiale dhe unë mbaj përgjegjësi për këtë që them. Pra kështu ishte ky vendim. Kërkimet e para që u bënë, vetëm në database nuk ndërhynin dot. Kjo gjë ishte arritur deri aty sa pastërtia e figurës u kërkua direkt nga autoritetet kryesore me përparësi”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!