Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën aksidentalisht i moshuari/ Mat, 82 vjeçari rrëshqiti nga shkëmbi

schedule18:44 - 25 Mars, 2026

schedule 18:44 - 25 Mars, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mat, ku ka humbur jetën një 82 vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari kërkohej nga blutë pasi ishte larguar nga banesa. Pas kontrolleve nga ajri dhe toka, 82 vjeçari u gjet pa shenja jete.

Dyshohet se i moshuari rrëshqiti nga një shkëmb e për pasojë humbi jetën.



“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:

Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.

Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!