Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 1 milion turistë në 2 muaj/ INSTAT: Kryesojnë vizitorët nga Italia dhe vendet e rajonit

schedule13:32 - 25 Mars, 2026

schedule 13:32 - 25 Mars, 2026

Turizmi mbetet një ndër sektorët kryesore të rritjes së ekonomisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar-shkurt  vendi priti mbi 1 milion shtetetas të huaj  e cila vlerësohet një shifër e qëndrueshme edhe pse nuk është periudhë me peshë për turizmin në vend.

Fillimi i vitit përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët.

Shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë vijnë kryesisht nga evropa jugore ku kryesojnë Italianët por edhe  vizitorët nga vendet e rajonit. Europa mban peshën kryesore  të turistëve, me rreth 495 mijë hyrje, ndërsa brenda saj spikat Europa Jugore, që zë peshën dërrmuese me mbi 421 mijë vizitorë.



Ndërkohë nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfimohet se gjatë vitit të kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 5.1 miliardë euro në total nga turizmi një shifër kjo që rezulton se ëshët më e larta e regjistruar në 5 vitet e fundit.

Në raport theksohet se shërbimet e udhëtimit  u zgjeruan duke arritur në rreth 569 milionë euro, nga 523 milionë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga këto shërbime u rritën me 15%, ndërsa shpenzimet e udhëtarëve rezidentë jashtë vendit u zgjeruan me 21%.

Këto zhvillime reflektojnë kryesisht rritjen e numrit të udhëtarëve, të shoqëruar me një rritje të shpenzimit mesatar për udhëtar, ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e qëndrimit ka mbetur relativisht e qëndrueshme krahasuar me një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!