Rritja e çmimit të hidrokarbureve në Maqedoninë e Veriut tkurri ndjeshëm lëvizjet drejt pikave kufitare.
Në të kaluarën, një numër i konsiderueshëm drejtuesish automjetesh nga Shqipëria zgjedhnin të kalonin kufirin për të përfituar nga çmimet më të ulëta të karburantit të Shkupit. Por aktualisht, kjo prirje është në rënie, pasi diferenca me tregun vendas është ngushtuar ndjeshëm.
Çmimi i naftës në fqinjin tonë lindor arriti në 1.4 euro për litër, duke reduktuar përfitimin ekonomik që dikur motivonte këto lëvizje ndërkufitare.
Si rrjedhojë, fluksi i qytetarëve që udhëtojnë për furnizim me karburant ka rënë, veçanërisht nga zonat më të largëta nga kufiri.
Aktualisht, kjo alternativë mbetet më së shumti funksionale për banorët e zonave kufitare si Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec, të cilët përfitojnë nga distanca e shkurtër dhe kostot më të ulëta të udhëtimit.


