Futbollistët kuqezi u nisën paraditen e kësaj të mërkure nga Tirana në Varshavë.
Të enjten, në orën 20:45 në ‘PGE Arena’ kuqezinjtë do përballen në gjysmëfinalen play-off kundër Polonisë.
Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play-off kundër fituesit e çiftit Ukrainë – Suedi.
Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaroi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e kombëtares.
Në dispozicion të shqiptarëve ishin vendosur 3 000 hyrëse, ose 5 për qind e kapacitetit të Stadiumit Kombëtar në Varshavë.
Interesimi është i madh sepse kjo është ndeshja e parë që kombëtarja shqiptare zhvillon në plej ofin e Kupës së Botës, dhe ka mundësi të kualifikohet po për herë të parë në fazën finale të një Botërori. Për këtë arsye, pritet që në stadium të ketë më shumë se 3 000 tifozë kuqezinj, sepse mjaft prej tyre mund të kenë siguruar bileta në rrugë private./abcnews.al


