Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Tuberkulozi, pak të prekur/ ISHP: 240 pacientë në të gjithë vendin

schedule19:24 - 24 Mars, 2026

schedule 19:24 - 24 Mars, 2026

Tuberkulozi mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në botë, por Shqipëria renditet ndër shtetet me incidencë të ulët të sëmundjes. Pas pandemisë numri i të prekurve nga tuberkulozi në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik  ka mbetur i qëndrueshëm.

“Pas Covid-19 ka qëndruar numër stabël i rasteve me tuberkuloz. Për vitin 2025 ishte 240 raste. Shqipëria konsiderohet një vend me incidencë të ulët të tuberkulozit.  9.5 për 100 mijë banorë.  Moshat aktive kryesisht. Vdekshmëria vitin që kaloi është 0.16 për 100 mijë banorë më parë ka qenë 0.4 ulja e numrit të vdekjeve tregon marrjen e mjekimit në mënyrë të rregullt dhe këto dy vdekje që kanë ndodhur kanë qenë mbi 80 vjeç me sëmundje shoqërues”, tha Donika Bardhi specialiste, Instituti i Shëndetit Publik.

Sëmundja shkaktohet nga mycobacterium tuberculosis i cili zakonisht prek mushkëritë, por mund të dëmtojë dhe organe të tjera. Tuberkulozi përhapet përmes ajrit kur një person i sëmurë kollitet apo tështinë.



“Duhet të kenë parasysh se nëse kanë një kollë për më shumë se 2-3 javë, një temperaturë 37e 30 – 38 lodhje pa shkak, djersitje duhet ti drejtohen mjekut sidomos kur kanë marrë dhe antibiotic e nuk kanë përmirësim, prandaj I bëjmë thirrje mjekëve të familjes aty ku pacienti paraqitet për herë të parë  që nëse dyshojnë ta dërgojnë  te specialisti jo ti fillojë  antibiotikë”, tha ai.

Shenjat mund të jenë të lehta në fillesa duke ndihmuar përhapjen pa u vënë re. Prandaj në ditën botërorë të ndërgjegjësimit për tuberkulozin mjekët apelojnë për diagnostikim të hershëm pasi sëmundja mund të shërohet.

“Stigma ekziston ende, pavarësisht edukimit ende e vështirë për të ikur stigma, por nga ana tjetër familjarët e ndihmojnë shumë personin për të marrë mjekimin dhe rezultatin e kemi shumë të lartë 89%”, tha Donika Bardhi specialiste, Instituti i Shëndetit Publik.

Eliminimi i tuberkulozit deri në vitin 2030-të është një nga objektivat madhorë të shëndetit publik. Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Europë 1 në 5 persona mbeten të padiagnostikuar ndërsa 23% e rasteve të reja janë rezistente ndaj shumë barnave  prandaj apeli vjen  për të mundur stigmën dhe për të  zbuluar herët sëmundjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!