Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjenerata Z “fundos” Melonin në referendum, 67 për qind e të rinjve morën pjesë në votim

schedule18:04 - 24 Mars, 2026

schedule 18:04 - 24 Mars, 2026

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të rëndë në referendumin dy ditor mbi reformën e drejtësisë, ku rreth 54% e votuesve italianë refuzuan ndryshimet, ndërsa vetëm 46% votuan pro.

Në një video në Instagram, Meloni pranoi rezultatin duke thënë: “Italianët vendosën. Ne do ta respektojmë këtë vendim.” Ajo e quajti këtë rezultat një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”, por premtoi se do të vazhdojë “punën për të mirën e kombit”.

Shtypi italian nisi të analizojë mënyrën e votimit. Duket se triumfi i kampit “Jo” i detyrohet pjesës më të re të popullsisë, midis 18 dhe 34 vjeç. Te studentët dhe në përgjithësi të rinjtë, pjesëmarrja ishte më e lartë: Kështu gjenerata Z doli në votime në masën 67%,  me 58,5% që votuan kundër reformës.



Kjo e fundit, një nga projektet kryesore të qeverisë, synonte ndryshime kushtetuese, përfshirë ndarjen e karrierave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e organeve të reja të vetëqeverisjes ku parlamenti do të kishte një rol, duke rritur kështu ndikimin politik mbi sistemin gjyqësor.

Meloni dhe aleatët e saj argumentonin se ndryshimet do ta bënin drejtësinë më të pavarur dhe më efikase, ndërsa opozita, paralajmëronte se reforma rrezikonte pavarësinë e drejtësisë dhe mund të ndikonte mbi prokurorinë, pa zgjidhur probleme strukturore si zvarritja e proceseve dhe mbipopullimi i burgjeve.

Humbja e referendumit vjen vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, duke u konsideruar si një test i rëndësishëm për popullaritetin e Melonit, por ajo dhe partia e saj, Fratelli d’Italia, sërish mbeten liderë të qartë në sondazhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!