Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj përkujton ndërhyrjen e NATO-s: 27 vite nga fushata që solli lirinë e Kosovës

schedule10:33 - 24 Mars, 2026

schedule 10:33 - 24 Mars, 2026

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO kundër regjimit të Slobodan Milošević, duke e cilësuar atë si një moment kyç që solli lirinë për Kosova dhe ndikoi në vendosjen e paqes në rajon. Në mesazhin e tij, Begaj theksoi gjithashtu mirënjohjen e përhershme të Shqipërisë ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj për rolin vendimtar në këtë ndërhyrje historike.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO kundër regjimit shtypës të Slobodan Milošević, një fushatë që përfundoi me sukses, duke i sjellë lirinë Kosovës dhe duke kontribuar në paqen që gëzohet sot në mbarë rajonin.

Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO”, tha Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!