Avokati Rezart Kthupi thotë se ndërkombëtarët e kanë dënuar dhunën në protestat e kreut të PD, Sali Berishës.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se Berisha ka mjet dhunën për të arritur pushtetin.
“Është në vazhdën e së njëjtës logjika që ka në protesta PD. Nuk mendoj se qytetarët shqiptarë kanë nevojë që opozita të tregojë dhunën. Në reagimet e ndërkombëtarëve, kanë qenë në kundërshtim me dhunën. Problemi mbetet dhuna. Nëse në këto protesta do hiqej dhuna, do ishte shumë e shëndetshme për demokracinë. Fakti që jepet mesazh, simbolik, në raport me protestënb, unë do e lexoja reagimin si gjysmë nervoz. Gjermania ka deklaruar se protestat e dhunshme nuk janë të mirëpritura në një vend demokratik. Përdorimi i flamujve gjermanë në protestë ka nxitur reagim. Heqja dorë nga dhuna është një nga kërkesat për opozitën. Kjo është lojë e krijuar nga Berisha, që ka problem izolimin me ndërkombëtarët. Përdorimi i dhunës është mjeti me të cilin ai kërkon që ndërkombëtarët ta konsiderojnë si faktor politik. Mazhoranca është shumë e dobët politikisht për shkak të skandaleve, dhe për të mbijetuar, duhet të ketë opozitë më të keqe.
Ajo që i jepet PD, është të vazhdojë me protestat e dhunshme, dhe është benefiti më i madh që i jepet mazhorancës. Po flasim për protestat e opozitës, ky është bonusi më i madh që opozita i jep qeverisë. Kjo është marrëveshja e fshehur mes palëve. Në fund, nuk trajtohet interesi i qytetarëve. Nuk mendoj se ka ndonjë risi. Protestat, Berisha i ka përdorur për të konsoliduar rolin e liderit. Sa për kandidaturat e tjera, sa kohë flasim për kandidatura individuale, ngjan shumë si lojëra personale, por jo lëvizje brenda partisë që do krijonte formatim. Një parti ka nevojë për liderin, por edhe për strukturat”, theksoi ai./abcnews.al


